Telegrafi

Motorola prezanton Pro+ me Android 2.3

Modeli i ri i telefonit të Motorola’s, i cili vjen me versionin e fundit të sistemit operativ Android, posedon tastierë të plotë QWERTY, ndërsa besohet se i njëjti do të ketë qasje të plotë në aplikacionet e Google, pas blerjes që kjo e fundit bëri ndaj Motorola Mobility.

Motorola Pro+ posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 3.1 inç, rezolucion 480 x 640 piksel, kamerën me 4 mega-piksel, si dhe LED ndriçuesin i cili ka të integruar edhe funksionin për auto-fokus.

Për më shumë, modeli i quajtur Pro+ posedon edhe 4GB memorie të brendshme, mikro SD kartelë deri në 32GB, GPS, akselerometër, eCompass, sensor të afërsisë dhe shumë funksione tjera të avancuara për një telefon të mençur mobil. / Telegrafi /