Telegrafi

Motorola prezanton modelin Defy Pro

Motorola Defy Pro është rezistent ndaj pluhurit dhe ujit, ndërsa ndërfaqja e telefonit mbështetet nga ekrani Corning Gorilla Glass.
Karakteristikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe aplikacionet të cilat ndihmojnë përdoruesin në organizimin e ditës – përmes Outdoor View, Hiking View, dhe Workout View.

Këto aplikacione mundësojnë parashikimin e motit, informata lidhur me ecjen në male si dhe monitorin për kalori.

Për më tepër, telefoni posedon edhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 2.7 inç, kamerën e pasme me 5 mega-piksel, 2GB memorie të brendshme, Wi-Fi, Bluetooth, dhe Android 2.3 Gingerbread. / Telegrafi /