Telegrafi

Motorola prezanton dy telefona të rinj

Njëri prej këtyre modeleve të reja të telefonave të Motorola’s është i dedikuar për bizneset dhe biznesmenët, ndërsa tjetri është paraparë të jetë edhe një model i ri i telefonit që bazohet në Android, dhe bën pjesë në linjën e modeleve të avancuara.

Motorola XRPT përfshin sigurinë e nivelit të lartë për biznes, me enkriptimin e të dhënave në 256 bit AES, si dhe rikthimin e fjalëkalimit dhe hapjen e pajisjes nga largësia.

XRPT posedon ekranin me 3.1 inç, tastierë të plotë QWERTY, processor 1GHz, Android Froyo 2.2, si dhe çmimin prej 129 dollarësh.

Në anën tjetër, Motorola Titanium është i dizajnuar të jetë një model më masiv me ekranin me 3.1 inç, Android 2.1, ndërsa i njëjti ka disa karakteristika shumë interesante si mbrojtjen ushtarake për pluhur, gjendje shoku, vibrimin më të fortë etj. / Telegrafi /