Telegrafi

Motorola prezanton Droid RAZR MAXX

Bëhet fjalë për modelin Motorola Droid RAZR MAXX, i cili është i ngjashëm me versionin paraprak të RAZR, vetëm se ka një bateri më të avancuar.

Sipas Motorola’s, versioni origjinal i Droid RAZR kishte bateri me jetëgjatësi prej 12 orësh, ndërsa Motorola Droid RAZR MAXX posedon një bateri e cila mund të durojë deri në 21 orë kohë bisede të pandërprerë me telefon.

Motorola Droid RAZR MAXX vjen në versionet 16 dhe 32GB memorie të brendshme, ndërsa do të jetë në dispozicion në dyqanet e Verizon për një çmim prej 299 dollarësh, pas kontratës një vjeçare me operatorin mobil amerikan. / Telegrafi /