Telegrafi

Motorola prezanton Atrix 2

Motorola Atrix 2 posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, në teknologjinë qHD multi-touch, me rezolucion prej 540 x 960 pikselëve.

Për më shumë, Motorola Atrix 2 posedon edhe procesorin e fuqishëm me dy bërthama në 1GHz,  8GB memorie të brendshme, si dhe portin për mikro SD kartelë e cila mund të rrit memorien e telefonit deri në 32GB.

Specifikat tjera të këtij modeli përfshijnë edhe kamerën me 8 mega-piksel, e cila mund të incizojë video në 1080p, ndërsa Motorola Atrix 2 është i pajisur me Android 2.3 Gingerbread. / Telegrafi /