Telegrafi

Motorola paralajmëron modelin Triumph

Më saktë, bëhet fjalë për modelin e ri të telefonit të Motorola’s, Triumph, i cili është telefoni i parë i këtij prodhuesi që ofrohet ekskluzivisht përmes Virgin Mobile.

Motorola Triumph posedon ekranin e ndjeshëm në prekje WVGA me 4.1 inç, sistemin operativ Android, versionin Froyo 2.2, procesorin 1GHz, kamerën me 5 mega-piksel me mundësi incizimi të videos HD në 720p si dhe ndriçuesin në pjesën e pasme të telefonit.

Karakteristikat tjera të Motorola Triumph përfshijnë edhe kartelën mikro SD deri në 32GB, si dhe 1400mAh bateri. 

Ky model së shpejti do të paraqitet në tregun amerikan, përmes operatorit Virgin Mobile. / Telegrafi /