Telegrafi

Motorola nuk e do Microsoftin!

Njëra prej tyre është Motorola, e cila kohëve të fundit ka lansuar një numër të konsiderueshëm të pajisjeve që bazohen në Android, ndërsa gjiganti amerikan ka thënë se nuk e ka ndërmend që telefonat e saj t’i bazojë në sistemin operativ të Microsoft-it, atë Windows Phone 7.

Chris Wyatt, njëri prej përfaqësuesve të Motorola’s ka thënë se kompania e tij nuk ka bërë asnjë plan që të kalojë në Windows Phone 7. “Për momentin, ne nuk kemi një plan të tillë, mirëpo megjithatë nuk themi kurrë, për një gjë të tillë”.

Njëra ndër arsyet, se pse Motorola nuk planifikon të mbështetet tek Microsoft mund të jetë pikërisht fakti se kjo kompani ka pasur sukses të mirë me pajisjet e saj që mbështeten në Android. / Telegrafi /