Telegrafi

Motorola Moto X shihet në duart e Eric Schmidt

Schmidt është parë duke përdorur telefonin e ri dhe ende të pa prezentuar të Motorola-së, Moto X në konferencën për media të Allen & Co. Sun Valley. 

Moto X është pjesë e serisë së re të telefonave të cilët do të krijohen nën ombrellën e Google. Moto X pritet të jetë një model i cili mund të personalizohet shumë lehtë, me ngjyra të ndryshme.

Motorola është duke u munduar të rikthehet në treg dhe të fitojë një pozitë më të rëndësishme në mesin e prodhuesve Android, dhe kjo pritet të jetë më e lehtë për Motorola-në e cila do të mbështetet nga Google. / Telegrafi /