Telegrafi

Motorola Moto X pozon për kamerën!

Telefoni i ri i Motorola’së pritet të publikohet në konferencën për media e cila do të mbahet këtë të enjte.

Motorola Moto X do të ofrohet me një varg të gjerë ngjyrash, njërën prej të cilave e ka postuar konsulenti i kompanisë, Guy Kawaski në ueb faqen e tij personale.

Ngjyra e Moto X të cilën e ka publikuar Kaëasaki ishte e gjelbërt, mirëpo ai menjëherë e ka fshirë fotografinë nga blogu i tij, edhe pse pa sukses, pasi që e njëjta është publikuar në disa media globale.

Motorola Moto X do të ketë një ekran HD me diagonale prej 4.5 inç, me rezulucion 1280 x 720 piksel, ndërsa procesori i këtij modeli do të jetë dual core 1.7GHz Qualcomm Snapdragon S4 Pro, i cili do të përmbajë edhe Adreno 320 GPU dhe 2GB RAM memorie të brendshme. / Telegrafi /