Telegrafi

Motorola Moto X del javën e ardhshme?

Ditëve të fundit, prodhuesi amerikan ka lëshuar një reklamë të re lidhur me telefonin të cilin pritet ta lëshojë, si dhe ka freskuar logon e kompanisë, e cila përmban edhe ngjyrat e Google, kompanisë e cila e ka blerë Motorola Mobility. 

Tani, sipas një raporti të fundit thuhet se Motorola i ka ftuar gazetarët që merren me teknologji në një ngjarje mediale të cilën do ta mbajë më 10 dhe 11 korrik.

Motorola Moto X thuhet se do të ketë ekranin me diagonale prej 4.5 deri në 4.7 inç si dhe Android Jelly Bean, me siguri Android 4.3.

Javën e ardhshme priten më shumë detaje për modelin e shumë pritur të telefonit të Motorola’së, të cilat me siguri se do të bëhen publike në ngjarjen mediale të kompanisë. / Telegrafi /