Më saktë, bëhet fjalë për modelin e ri të telefonit, Motorola Milestone 3, i cili fillimisht do të paraqitet në tregun kinez, për tu përcjell më pas edhe në vendet e tjera të mëdha botërore.
Motorola Milestone 3 do të fillojë shitjet në Kinë, përmes operatorit mobil kinez China Mobile, ndërsa ky model posedon karakteristika të avancuara për përdoruesit e saj.
Modeli i ri, Motorola Milestone 3 bazohet në sistemin operativ Android, përkatësisht versionin Android 2.3 Gingerbread, ndërsa i njëjti posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, ndërfaqe qHD, tastierë QWERTY, si dhe kamerën e pasme me 8MP, e cila mund të incizojë video HD në 1080p. / Telegrafi /