Telegrafi

Motorola me patenta të reja kundër Apple

Dy rivalët kanë ngecur në një mosmarrëveshje për një numër patentash për vende të ndryshme të botës.

Gjithsej, Motorola është në mosmarrëveshje me Apple për më shumë se 7 patenta, të cilat përfshijnë njoftimet për emaila, kthimin e përmbajtjes mediale, etj.

Me sa duket, Apple ka hapur shumë fronte me rivalët e saj në treg, prej të cilëve, rasti më i famshëm është beteja e ashpër me Samsung, e cila ka ndikuar shumë që sistemi operativ Android të jetë lider i tregut të telefonave të mençur. / Telegrafi /