Telegrafi

Motorola me model të ri të telefonit me 13 maj?

Ngjarja është caktuar të mbahet në Londër, ndërsa Motorola ka thënë se modeli i saj i ri i telefonit do të jetë i qëndrueshëm, dhe me kosto e cila do të jetë e përballueshme për të gjithë.

Modelet e rejta të Motorolas, si Moto X dhe Moto G, ishin lansuar në gusht dhe nëntor, respektivisht, ndërsa thashethemet e fundit sugjerojnë se kësaj radhe bëhet fjalë për versionin e ri Moto X+1, i cili do të shquhet për mbështjellësin e lëkurës.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse përfundimisht do të jetë Moto X+1 apo modeli edhe më i hollë, Moto E, i cili është përfolur shumë kohëve të fundit. / Telegrafi /