Telegrafi

Motorola me dy modele të reja, Motoluxe dhe Defy

Motorola Motoluxe posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, kamerë të pasme me 8 mega-piksel, si dhe atë të përparme VGA e cila përdoret për video-komunikim.

Për më shumë, Motorola Motoluxe posedon edhe baterinë me 1,400mAh, ndërsa bazohet në versionin e parafundit të Android, Android 2.3 Gingerbread.

Në anën tjetër, Motorola Defy Mini posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.2 inç, kamerën me 3 mega-piksel, së bashku me kamerën e përparme VGA, baterinë me 1,650 mega-piksel, dhe sistemin operativ Android 2.3 Gingerbread. / Telegrafi /