Telegrafi

Motorola lanson tabletin Xoom

Motorola Xoom Tablet i cili bazohet në Android 3.0 Honeycomb, posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 10.1 inç, rezolucion me 1280 x 800 pikselë, si dhe procesorin me kapacitet prej 1Ghz.

Karakteristikat tjera të Motorola Xoom Android 3.0 përfshijnë edhe dy kamerat, njëra me 2 dhe tjetra me 5 mega-pikselë, ndërsa kjo e fundit ofron mundësinë e incizimit të videove HD në 720p.

Së shpejti, Xoom do të fillojë të shitet si një pajisje me lidhje 3G, ndërsa Motorola do të lansojë edhe versionin e këtij tableti në 4G.
Detajet tjera lidhur me çmimin dhe datën e saktë të lansimit të Motorola Xoom ende nuk janë bërë të ditura. / Telegrafi /