Site icon Telegrafi

Motorola ka treguar datën kur do të fillojë shitjen e telefonit të palosshëm Razr

Ka ardhur koha që të kthehemi në kohë dhe të përdorim gjërat që ishin dikur, por me teknologji të lartë, në mesin e të cilave janë edhe telefonat e palosshëm.

Mbase, brenda një kohe, dikush edhe mund të thotë, se si ka mundur të jetojë ën këtë kohë, kur telefonat nuk palosen dhe janë të papërshtatshme të futen në xhep, transmeton Telegrafi.

Në mesin e këtyre telefonave është edhe Razr, që ka formën e njëjtë me telefonin e vjetër mobil, ndërsa tashmë, Motorola ka vendosur të tregojë edhe datën kur do të fillojë shitjen.

Të interesuarit për këtë telefon klasik, që i ka ruajtur linjat e vjetra, mund ta porosisin nëpërmjet internetit duke filluar nga 26 janari, ndërsa në shitore pritet të del më gjashtë shkurt.

Për dallim prej telefonit të palosshëm nga Samsung, të cilit iu paraqitën shumë problem me kohë, Razr hapet dhe mbyllet pa problem, derisa në mes nuk e ka asnjë shenj që tregon se ku mbyllet. Kur të jetë mbyllur, duket sikur një libër shumë i vogël, ku përputhet mirë, njëri kapak me tjetrin.

“I vetmi telefon i palosshëm, që më ka pëlqyer deri më tani”, ka thënë Karrisa Bell, që është eksperte e smartfonëve. Të interesuarit për Motorola Razr, mund ta porosisin në Verizon, Walmart apo në ueb-faqen motorola.com.

Mirëpo, nuk duhet të ankohen se kushton 1,350 euro, sepse pritjes më në fund i ka ardhur fundi. /Telegrafi/

Exit mobile version