Telegrafi

Motorola ka shpresa të mëdha për suksesin e tabletit Xoom

Për tremujorin e parë të këtij viti kompania nga prodhuesit e harduerëve ka porositur në mes të 700 e 800 mijë pajisje në katër ngjyra të ofruara të shtëpizave. Porositë do të mund të rriteshin edhe deri në një milion njësi, nëse kërkesa bëhet më e madhe sesa ajo që pritet.

Sa për rikujtim, tableti Motorola Xoom është i bazuar në platformën Tegra 2 të Nvidias dhe Google Android 3.0 (Honeycomb), i dizajnuar veçanërisht për kompjuterë tablet. Veç procesorit dybërthamësh dhe grafikës më kualitative, pajisja ka madje një gigabajt RAM, ekran 10.1-inçësh (1.280 x 800 piksela) dhe 32 GB memorie për ruajtje të dhënave e cila mund të zgjerohet me anë të kartelave microSDHC deri në 32 GB.

Pos tjerash, në të është edhe mbështetja për të gjitha teknologjitë e rrjeteve pa tela (përfshirë edhe atë 4G në tremujorin e dytë), kamera e pasme prej 5 megapikselash, e cila është në gjendje të incizojë video me rezolucion 720p. Shitja e këtij tableti në SHBA fillon gjatë këtij tremujori. /Telegrafi/