Telegrafi

Motorola FireXT, për ata që kërkojnë më pak

Prodhuesi amerikan Motorola tani ka prezantuar modelin XT531 i cili bazohet në sistemin operativ Android, dhe i cili i dedikohet përdoruesve që kërkojnë më pak karakteristika të avancuara.

Ky model i telefonit në Evropë do të paraqitet deri në fund të vitit, dhe i njëjti do të kodohet me emrin FireXT, ndërsa do të bazohet në Android 2.3, dhe ndërfaqen grafike të quajtur Moto Switch.

Motorola FireXT ka ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç (480 x 320 piksel), ndërsa ofron edhe përkrahje për rrjetet 3G dhe WiFi, GPS dhe busullën digjitale.

Modeli i ri i Motorla’s, si dhe pajisjet tjera të ngjashme që bëjnë pjesë në segmentin më të ulët të telefonave të mençur , bazohet në harduare paksa më të dobët që përfshin një procesor me 800MHZ, 512 MB RAM dhe një port për  mikroSD kartë. / Telegrafi /