Telegrafi

Motorola fillon shitjen e Moto 360 në Mbretërinë e Bashkuar

Kompania ka thënë se stoqet për Motorola Moto 360 do të jenë të kufizuara menjëherë pas lansimit, ndërsa ka përkujtuar se pajisja e saj punon me telefonat Android që bazohen në Android 4.3 dhe versionet më të reja.

Moto 360 vjen me ekran të rrumbullakët me diagonalen prej 1.56 inç dhe rezolucionin prej 320 x 290 pikselëve, ndërsa pajisja bazohet në Google Android Wear OS.

Karakteristikat tjera të Motorola Moto 360 përfshijnë edhe procesorin TI OMAP 3 dhe 512MB RAM, bashkë edhe me 4GB memorie të brendshme.

Moto 360 është e dizajnuar që të jetë rezistente ndaj ujit dhe sjell standardin IP67, dhe kjo nuk ëhstë e tëra, pasi që ora ofron edhe Bluetooth 4.0 LE dhe monitorin e zemrës dhe të ecjes. (Telegrafi)