Telegrafi

Motorola Droid X niset për në Kinë!

Siç duket, Motorola e ka vërejtur këtë detaj, dhe tani që kompania po përgatitet të lansojë modelin e njëjtë të telefonit edhe në tregun kinez, ka vendosur që të ofrojë harduerin e njëjtë sikurse në tregun amerikan, mirëpo që fuqia e procesorit të këtij telefoni do të jetë e zhbllokuar dhe do të paraqitet fabrikisht me kapacitet prej 1.2 GHz.

Në anën tjetër, modeli i Motorola Droid X i dedikuar për tregun kinez do të përfshijë edhe funksionin MOTOBLUR UI (user-interface), që është pak më i ndryshëm se sa versioni amerikan i këtij telefoni që posedon ShadowBlur UI.

Do të jetë interesante të shihet, nëse Motorola do ta azhurnojë edhe modelin amerikan të këtij telefoni me karakteristikat që i ka vendosur në modelin e telefonit të saj të dedikuar për kinezët. / Telegrafi /