Telegrafi

Motorola Droid RAZR

Celulari do të duhej të kishte ekranin Super AMOLED 4.3-inçësh me rezolucionin prej 960 x 540 piksel, do të duhej të ishte i pajisur me procesorin dybërthamësh me takt pune prej 1.2 GHz, ndërsa do të duhej të kishte një gigabajt të memories punuese. Kamera e pasme prej tetë megapiksel do të incizoj videon në 1080p, ajo e përparme në 720p, e do të duhej të jetë e përfshirë edhe përkrahja për rrjetat LTE.

Celulari pritet të shitet me Android 2.3, e në tregun amerikan do të shitet përmes operatorit mobil Verizon. /Telegrafi/