Telegrafi

Motorola Droid Bionic kushton 299.9$

Bëhet e ditur se ky celular do të dalë në shitje në tetë Shtator, ndërsa çmimi i tij do të jetë 299.9$. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, ju kujtojmë se kjo pajisje ka një system operimi Google Android, me ekran LED 4.5-inch me prekje dhe procesor dual-core 1 GHz ARM Cortex-A9.

Motorola Droid Bionic ka një memorje të integruar 16 GB me mundësi rritje edhe 32 GB të tjera përmes kartës mikro SD, ka një kamera të integruar në pjesën e pasme të telefonit 8 megapiksel, modem opsional 3 ose 4G, GBS e Bluetooth. /Telegrafi/