Telegrafi

Motorola Droid Bionic konfirmohet për shtator

Mirëpo, tani drejtori ekzekutiv i kompanisë Motorola, Sanjay Jha e ka konfirmuar për CNET, se modeli i ri i telefonit, Droid Bionic do të dal në shitje gjatë muajit shtator.

Pamjet e para të këtij telefoni ishin paraqitur në muajin janar të këtij viti, dhe më pas kanë pasuar spekulimet për datën e mundshme të lansimit të këtij modeli të ri të telefonit të avancuar, prodhuar nga Motorola. 

Fillimisht, ishte thënë se Droid Bionic do të paraqitej në treg gjatë muajve të verës, por më pas drejtori ekzekutiv i kompanisë e konfirmoi se ishte muaji shtator, data zyrtare për lansimin e modelit të ri të telefonit, Motorola Droid Bionic.

Për të gjithë ata që kanë harruar, Motorola Droid Bionic posedon ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, procesor dual core me 1GHz, 512MBRAM, ndërfaqe qHD, si dhe 540 x 960 pikselë.

Për më shumë, Droid Bionic posedon edhe kamerën e pasme me 8MP, atë frontale për video komunikim, ndërsa i njëjti është i pajisur edhe me portin HDMI, si dhe lidhjet WiFi dhe Bluetooth. / Telegrafi /