Telegrafi

Motorola bën gati modelin X3

Motorola është duke e përgatitur një model të ri të telefonit, edhe tani kur është nën pronësinë e kompanisë Lenovo.

Në fakt, bëhet fjalë për Motorola Moto X3, i cili thuhet se është parë në një laborator të Indisë duke u testuar. Burimet e ndryshme të lajmit thonë se bëhet fjalë për një model të ri të telefonit nga Motorola, që do ta ketë ekranin me diagonalen prej 5”.

Ende nuk dihet shumë prej specifikave të X3, mirëpo thuhet se ky model nuk do të hyjë në segmentin e telefonave të avancuar. Mund të jetë gjenerata e tretë e telefonit Moto X, por detajet tjera ende nuk dihen.