Telegrafi

Motorola Atrix 3 prezantohet në MWC?

Procesori i Motorola Atrix 3 do të jetë NVIDIA Tegra 3, ndërsa specifikat tjera përfshijnë ekranin e ndjeshëm në prekje HD me diagonale prej 4.3 inç, me rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve.

Karakteristikat tjera të Motorola Atrix 3 përfshijnë edhe baterinë 3,300 mAh, 2GB RAM, dhe me kaq detaje sa janë zbuluar tashmë ky duket të jetë një super telefon, i cili posedon funksione të jashtëzakonshme.

Lansimi i Motorola Atrix 3 pritet të bëhet në Kongresin Botëror Mobil në fund të muajit, dhe atëherë pritet të dalin edhe më shumë detaje për këtë model të ri të telefonit. / Telegrafi /