Telegrafi

Motorola Admiral

Smartphone është klasik dhe ka formën paksa të harruar “candybar”, ndërsa ka edhe tastierën harduerike QWERTY. Ka ekranin 3.1-inçësh me rezolucionin prej 640 x 480 piksel, procesori i Qualcomm është me një bërthamë dhe punon në 1.2-megapiksel, ka kamerën e pasme prej pesë megapiksel e cila mund të incizoj video në rezolucionin prej 720p. Bateria e përdorur është prej 1,860 mAh.

Celulari do të shitet me Android 2.3 me ndërfaqen e adaptuar të Motorolas. Paraqitja zyrtare pritet të ndodhë kah fundi i muajit. /Telegrafi/