Site icon Telegrafi

Motoristi i mbijetoi fatkeqësisë së tmerrshme (video)

Edhe pse shoferi u vërtetua se nuk kishte patentë shofer dhe sigurim, për të nuk do të ketë pasoja serioze. Shoferi mori vetëm tri dënime trafiku. Perez i kënaqur që shpëtoi kokën pas aksidentit, thotë se drejtësia nuk është vënë në vend.

Pasi e goditi makina, motoçikleta e tij u bllokua, ndërsa atë e hodhi para një makine tjetër në lëvizje. Perez mbeti me brinjë të thyer dhe katër unaza të thyera. Pasi doli nga spitali i riu u fejua me të dashurën e tij, ndërsa ajo pranoi me kusht që bashkëshorti i saj i ardhshëm kurrë më të mos ngas motoçikletë.

Xhirimin nga aksidenti por edhe fjalimin prekës, por optimist të Perezit mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/

Exit mobile version