Entuziastët e shpejtësisë mund të mos e pëlqejnë këtë vendim të Volkswagen, por kursimtarëve do t’ju konvenojë shumë
Sa herë që një veture i vihet motori i ri, ia rritë shpejtësinë dhe përformancën në masë të madhe, transmeton Telegrafi.
Por, kjo nuk po ndodhë edhe me Volkswagen Golf 2019, që ka mundësi të tërheqjes me rrotat e përparme.
The Car Connection, konfirmon në bazë të burimeve të sakta, se kjo VW do ta ketë motorin 1.4-litra që prodhon 147 kuajfuqi. Që është i njëjti motor, që gjendet se sedani i ri Jetta. Andaj, është normale të shtrohet pyetja, se çfarë përfitimi ka klienti – e tëra është çështje ekonomike.
Megjithëse nuk ofron shpejtësi më të lartë, është shpenzues shumë i vogël, si dhe emetues shumë më i vogël i gazrave, ndërsa prej standardit të transmisionit manual prej pesë shpejtësive, tani i ka gjashtë. Gjenerata re e Golfit, do të ketë të integruara frenimin autonom në rast emergjent, si dhe monitoruesin për këndin e vdekur. /Telegrafi/