Telegrafi

Motori që bën 500 kilometra me 1 litër ujë!

“T Power H20”, i krijuar nga oficeri Rikardo Azevedo, mund të lëvizë edhe duke përdorur ujë të ndotur lumi.

Motori funksionon duke kombinuar ujin me një bateri makine të jashtme që mundëson energjinë për të ndarë hidrogjenin nga molekulat e ujit. Procesi që përfshin edhe një sistem tubacioni, çon në djegie që siguron energjinë e nevojshme për ta vënë mjetin në lëvizje.

Azevedo thotë se shpikja e tij ka edhe të mira për mjedisin. “Avantazhi i kësaj motoçiklete që punon me hidrogjenin e ujit është se nxjerr avull, ndryshe nga monoksidi i karbonit që del nga karburantet”, shpjegon shpikësi nga Sao Paulo.