Latifa Lincoln dhe vajza saj Maksmilla, janë gjetur të vdekura brenda veturës që ndodhej skaj një rruge në Floridë të Shteteve të Bashkuara.
Për këtë ngjarje dyshohet të jetë shkaktarë motori i Porsche-së, që ka lëshuar sasi të mëdha të sulfidit të hidrogjenit, një gaz i pastër që mbanë erën e vezëve të prishura, transmeton Telegrafi.
Dëshmitarët që i kanë gjetur viktimat e pa jetë, kanë thënë se aty vinte erë e tmerrshme dhe se disa janë larguar duke u kollitur.
Derisa hetuesit e drejtojnë gishtin nga avaria e mundshme në makinën e modelit Cayenne të prodhuar më 2006, zyrtarë të kompanisë nuk kanë dhënë përgjigje për rastin.
Përmes një komunikatë për shtyp, ata kanë thënë se po presin hulumtimet finale për të dhënë një përgjigje konkrete. /Telegrafi/