Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në rrugën Transballkanike në Vlorë.
RTV Ora në Vlorë raporton se një makinë tip “BMW” ka përplasur një motor dhe për pasojë ky i fundit ka marrë flakë.
I plagosur ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në spitalin e qytetit me dëmtime në trup.
“Kokorja e drejtuesit të motorit ka përfunduar 7 metra larg vendit të aksidentit duke u bërë e gjitha copë nga përplasja e fortë”.
Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariatin e Vlorës për tu pyetur më tepër rreth aksidentit, ndërsa zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.