Site icon Telegrafi

Motori përfshihet nga flakët, aeroplani përplaset për tokë – pamje që tregojnë tmerrin që përjetuan pasagjerët në momentet e fundit (Video)

Janë publikuar momentet e fundit të një aeroplani të pasagjerëve që u “zhytë” në tokë, nga i cili aksident kanë gjetur vdekjen dy persona.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani Convair CV-340 pësoi lëkundje të dhunshme para se të binte në mënyrë të pakontrolluar në tokë në Pretoria, Afrikën e Jugut.

Ndërkohë janë publikuar pamjet e filmuara me një iPhone nga një pasagjer i tmerruar dhe të cilat tregojnë se motori i majtë përfshihet nga flakët.

E një njeri i shqetësuar mund të dëgjohet duke thënë: “Kjo është duke u bërë shumë, shumë keq” dhe “ata më së miri të na çojnë në pistë”.

Gjithashtu, pamjet në fjalë thuhet se tregojnë aeroplanin që fluturon rrezikshëm mbi shtëpitë, para se të godasë tokën, me një përplasje të fuqishme.

Më pas pamje nuk ka, por dëgjohen vetëm zërat, duke përfshirë ata të rënkimit të të lënduarve të cilët thirrin për ndihmë.

Si pasojë, bëhet e ditur se dy persona gjetën vdekjen dhe rreth 20 të tjerë pësuan lëndime në rrëzimin e ndodhur më 10 korrik, duke përfshirë pilotët, plagët e të cilëve ishin kritike.

Aeroplani thuhet se po fluturonte drejt aeroportit Wonderboom në një udhëtim luksi, kur ai u gjend në telashe. /Telegrafi/

Exit mobile version