Një 50-vjeçare në Fier ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.
Policia bën me dije ka humbur jetën gruaja e identifikuar si A.RR.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Krutje-Ngurrës ku 50-vjeçarja banuese në Fier, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin e ka dalë nga rruga, ku për fat të keq ka humbur dhe jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Euronews Albania/