Një video amatore shfaq momentin rrëqethës kur aeroplani i aviokompanisë Delta Airlines shkatërrohet në një lartësi shumë të madhe, me ç’rast piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente.
Aeroplani mbi 32 vite i vjetër po fluturonte nga Atlanta për në Baltimore, kur pas një ore fluturim pasagjerët kishin dëgjuar një zhurmë të madhe e cila u shoqërua me tymin që u përhap me shpejtësi brenda kabinës, transmeton Telegrafi.
“Dëgjuam një zhurmë të madhe dhe tymin që për pak sekonda e mbushi kabinën, filluam të kaplohemi nga paniku”, ka deklaruar njëra nga pasagjerët.
E sipas dëshmitarëve, piloti e zvogëloi shpejtësinë kurse brenda kabinës filloi të bëhet shumë nxehtë. Raportohet se piloti është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Karolinës së Veriut. Brenda aeroplanit ishin 148 pasagjerë, e për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është lënduar. /Telegrafi/