Piloti i një aeroplani të aviokompanisë Delta është detyruar të bëjë ulje emergjente, pasi një re e madhe tymi përfshiu njërin nga motorët e aeroplanit derisa ishte në ajër.
Tymi i zi kishte filluar të del nga motori i djathtë i aeroplanit vetëm 30 minuta pasi ishte ngritur në ajër nga Londra. Aeroplani i tipit Airbus A330, është rikthyer menjëherë në aeroportin ndërkombëtar për të lokalizuar zjarrin në motor, transmeton Telegrafi.
Pasagjerët që ishin brenda aeroplanit kanë fotografuar e filmuar momentin kur tymi po dilte nga motori. Për fat të mirë, asnjëri nga 274 pasagjerët dhe 14 anëtarët e bordit nuk kanë pësuar ndonjë lëndim.
Michael Key, që ishte brenda aeroplanit ka deklaruar se është habitur për të mirë, sesi ekipet emergjente dhe piloti së bashku me ekuipazhin e kanë trajtuar me qetësi dhe profesionalizëm rastin. /Telegrafi/