Pasagjerët e një aeroplani u tmerruan pasi motori i mjetit fluturues të “Air France” nga Parisi në ShBA u shpërbë në qiell, duke e detyruar ekuipazhin e aeroplanit të kryejë një ulje emergjente.
Fotografitë e shpërndara tregojnë një pjesë të madhe të pasme të motorit që mungon.
Udhëtarët përshkruan se si gjithçka dukej normale deri në “dështimin tronditës të papërmbajtur të motorit”.
Një udhëtar tha në Twitter se motori kishte “fluturuar mbi Oqeanin Atlantik”, duke çuar në uljen emergjente në Kanada.
Një tjetër, i quajtur Daniel McNeely, tha: “Unë jam në bord, një nga motorët tanë është paksa i hedhur në erë, thjesht i lumtur që jam në terren”.
Ai më pas shtoi, “Unë mendoj se motori ka parë ditë më të mira”, duke e shoqëruar komentin e tij me një foto.