Telegrafi

Motori i aeroplanit merr flakë gjatë fluturimit në Rusi, piloti detyrohet të kthehet në pistën nga ku ishte nisur – pasagjerët filmojnë gjithçka (Video)  

Pasagjerët e aeroplanit Tu-204 të aviokompanisë “Red Wings”, kanë filmuar momentin kur aterrimi i aeroplanit është bërë derisa njëri nga motorët e tij ishte përfshirë nga zjarri.

Aeroplani në orët e hershme ishte nisur nga Ufe dhe kishte për destinacion qytetin Soçi, por piloti është detyruar të kthehet në aeroport vetëm disa minuta pasi ishte ngjitur në ajër – dhe atë pas paralajmërimit se njëri nga motorët kishte marrë flakë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, pas aterrimit emergjent në Ufe, 204 pasagjerët që ishin brenda aeroplanit kanë zbritur në tokë pa pësuar ndonjë lëndim.

Shumica prej tyre e kanë vazhduar rrugëtimin me një aeroplan tjetër, ndërsa një pjesë tjetër kishte refuzuar të vazhdojë udhëtimin pas këtij incidenti. /Telegrafi/