Site icon Telegrafi

Motori i aeroplanit luftarak e “përpinë” mekanikun, por ishte helmeta në kokë që ai shpëtoi jetën (Video)

Një ushtar amerikan i ka shpëtuar më të keqes kur motori i një aeroplani luftarak e “gëlltiti” për tre minuta, por që mrekullisht e shpëtoi helmeta që e kishte vënë në kokë.

John Bridget, asokohe 21-vjeç, po kontrollonte mekanizmin e motorit A63 që po bëhej gati të nisej në aksion gjatë luftës së Gjirit në shkurt të vitit 1991, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shfaqet momenti kur ky ushtar derisa po qëndronte në aeroplanmbajtësen USS Eisenhower, fuqia e madhe motorike e aeroplanit luftarak e “gëlltit”, por ishte pikërisht helmeta që e kishte në kokë e shpëtoi që të digjet për së gjalli.

“Kam qenë dëshmitarë i kësaj ngjarje të tmerrshme. Isha në aeroplanmbajtëse gjatë luftës së Gjirit në vitin 1991. Në momentin që ushtari ynë që me profesion është mekanik po kontrollonte motorin e aeroplanit, fuqia e tij e madhe e përpin, por ishte pikërisht forma e motorit dhe helmeta që e shpëtoi nga më e keqja”, ka deklaruar Daniel P Streeckfuss. /Telegrafi/

Exit mobile version