Site icon Telegrafi

Motorët ndaluan pasi mbetën pa karburant, katër të vdekur pasi një varkë u fundos pranë ishujve Galapagos në Oqeanin Paqësor

Katër persona kanë vdekur dhe dy rezultojnë të zhdukur pasi një varkë turistike u fundos pranë ishujve Galapagos të dielën mbrëma, kanë konfirmuar zyrtarët e Santa Cruz.

Zyrtarët thanë se 31 pasagjerë u shpëtuan dhe dy janë ende të zhdukur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një shtetas amerikano-izraelit, një kolumbian dhe një ekuadorian janë mes të vdekurve, sipas zyrtarëve të Santa Cruz.

Varka u fundos pranë Gjirit Tortuga dhe po udhëtonte midis Isla Isabella dhe Santa Cruz, thanë zyrtarët.

Po sipas tyre, tre motorët e varkës raportohet se kanë pushuar së punuari pasi mbetën pa karburant.

Më shumë se dy duzina personel shpëtimi nga Ekuadori dhe Parku Kombëtar Galápagos janë duke kërkuar për dy pasagjerët e zhdukur.

Ishujt Galapagos të Ekuadorit janë një arkipelag në Oqeanin Paqësor dhe përfshin ishullin Santa Cruz. /Telegrafi/

Exit mobile version