Site icon Telegrafi

Motocross rikthehet të dielën në Pejë

Gara do të organizohet në qytetin e Pejës dhe, krahas adrenalinës së Motocrossit, këtij evenimenti nuk do t’i mungojnë as pjesët argëtuese, si muzika me DJ, “barbeque” dhe “after-party”.

Klubi Motocross Team Peja tashmë ka përgatitur shtrirjen e shtegut me të gjitha pjesët përcjellëse, si zonën e paddock-ut, pjesën e larjes së motorave, binën për shpërblimet e garuesve, dhe të gjitha detajet tjera.

Pjesëmarrja e garuesve të ri edhe nga shtetet e rajonit në këtë garë të Motocross, tregon se niveli i kualitet të këtij sporti në Kosovë po rritet vazhdimisht. /Telegrafi/

Exit mobile version