Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtetin turk.
Një motoçiklist, i cili ka dashur të reagojë ndaj pronarit të veturës, i inatosur në trafik, ka vënë veten në rrezik në Stamboll.
Motoçiklisti dyshohet se ka thyer pasqyrën e mjetit duke e goditur me shkelma teksa po lëvizte pranë një automjeti me të cilin ishte zemëruar.
Mirëpo, motoristi, i cili si pasojë e kësaj lëvizjeje humbi ekuilibrin, doli jashtë kontrollit dhe u gjend në tokë.
Motoristi, i cili u tërhoq pak zvarrë, ngrihet pa asnjë lëndim në trup, raporton t24.
Këto momente në trafik u pasqyruan në kamerën e helmetës së burrit. /Telegrafi/