Telegrafi

Motoçiklisti turk filmon vogëlushin duke qëndruar i varur në tramvajin që lëvizte nëpër Stamboll

Një motoçiklisti në rrugën Kabataş të Stambollit ka qenë dëshmitarë i një ngjarje të pazakontë – ai mbeti i habitur kur pa një djalë të vogël duke qëndruar i varur në tramvajin që po lëvizte në linjën hekurudhore Bağcılar-Kabataş.

Gjithë këtë ngjarje rrëqethëse e filmoi me kamerën që e kishte të vendosur në helmetë, e të gjithë ata që e kanë parë videon nuk mund të besonin se si kishte arritur të përfundojë aty vogëlushi, transmeton Telegrafi.

I habitur me atë çfarë po shihte, motoçiklisti vazhdimisht i bënte thirrje vogëlushit që të zbret në tokë, por ai vazhdoi të qëndrojë i varur dhe të lëviz me tramvaj edhe për disa metra.

Mediat turke nuk raportojnë për identitetin e vogëlushit apo se si kishte përfunduar mbi tramvaj, por për fat të mirë ai ka zbritur në tokë pa pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/