Telegrafi

Motoçiklisti shpëton mrekullisht nga aeroplani që i kalon sipër kokës (Video)

Në pamjet e publikuara më poshtë, shfaqet momenti dramatik kur një aeroplan i lehtë kalon sipër kokës së një motoçiklisti, i cili po lëvizte në rrugën pranë aeroportit.

Kjo video është xhiruar në ishullin Seint Barts të Karaibeve, derisa fluturakja e vogël po përpiqej të aterronte në Aeroportin Gustav Ill, transmeton Telegrafi.

Aeroplani i është dashur të fluturojë ulët, në mënyrë që të ndalojë në pistën e rrezikshme që ndodhet në kodrën e pjerrët, pranë një plazhi në gjirin Seant Jean.

Piloti i aftë ia ka dalë të lëvizë sipër rrugës me vetura, një statuje gjigante, si dhe burrit që ngiste motoçikletën. /Telegrafi/