Kamerat e sigurisë në Baishan të Kinës, e ka regjistruar përplasjen bizare të një motoçiklisti.
Burri i panjohur, e ka goditur murin me kokë, pasi çadra që mbante në dorën e majtë i ka bllokuar pamjen.
Çfarë e bën rastin edhe më të pazakontë, është se nuk ishte duke rënë shi, kurse toka ishte e terur.
Nuk dihet pse e mbante ai çadrën hapur, meqenëse nuk kishte as diell të fortë.
Ngasësi që është përplasur për strukturën me tulla, duket se nuk ka marrë lëndime, pasi është larguar menjëherë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=F91vjZ6qLhU