Gjatë një fushate vetëdijesimi në Bogota të Kolumbisë, motoçiklisti është përleshur me njërin nga aktivistët e veshur si kon trafiku.
Pasi kishte parkuan në një vend të palejuar, atë e kanë kritikuar me megafon, gjë që e ka nervozuar dhe është kundërvënë fizikisht, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë tregon rrahjen mes tyre, ku u desh të intervenonin edhe të tjerët.
Përmes kësaj fushate iu kërkohet ngasësve të makinave që të kenë kujdes në vozitje dhe të parkojnë vetëm në vende të lejuara. /Telegrafi/
https://youtu.be/A7VBwbeTVgI