Policët amerikanë nga Florida kanë parë një mashkull lakuriq në motoçikletën e tij dhe i janë vënë pas. E kanë zënë në semafor dhe e kanë ndaluar. 45-vjeçari J. Dante Krauss nuk dinte të sqarojë prej nga vinte, pse ishte lakuriq dhe ku i kishte lënë rrobat e tij.
Polici Mike Rolls e ka pyetur nëse kishte pirë dhe Krauss kishte pranuar menjëherë. Testi për alkool në gjak më vonë ka dëshmuar se ka pasur sasi më të madhe sesa që ajo e lejuar. Është konstatuar se për vozitësin lakuriq kjo është hera e pestë që është kapur në gjendje të dehur.
Ai është liruar me dorëzani prej 20.000 dollarësh. Krauss nuk ka qenë në dispozicion për koment.