Telegrafi

Motoçiklistët e sfidojnë vdekjen, ngasin nëpër ‘rrugën më të rrezikshme në botë’ (Video)

Personat që i frikësohen lartësive dhe rreziqeve më mirë të mos i shikojnë këto motoçikleta, që lëvizin në një shteg në mes të shkëmbinjve të thepisur në Indi.

Kamera e vendosur në helmetë e ka xhiruar udhëtimin e rrezikshëm nëpër Killar, që ndodhet në luginën Pangi, transmeton Telegrafi.

Pastaj, lëvizjen nëpër rrugicën që të dërgon prej Himachal Pradesh deri në Kishtwar, Jammu dhe Kashmir.

“Këto shtigje që janë të destinuara për ecje, njihet edhe si ‘mbajtëse në shkëmbinj’, dhe janë të rrezikshme, të frikshme dhe ngazëlluese në të njëjtën kohë”, përshkruhet hapësira ku motoçiklistët kanë lëvizur.

Në videon e publikuar shikojeni udhëtimin e tyre nëpër rripat e ngushtë, që janë cilësuar si ‘rruga më e rrezikshme në botë’, me greminën e thellë që ndodhet poshtë. /Telegrafi/