Një motoçikletë ka goditur gruan shtatzënë që po tentonte të kalonte rrugën përmes zonës së këmbësorëve në lagjen Manavgat të Antalisë.
Një grua shtatzënë është përplasur nga një motoçikletë teksa po kalonte një vendkalim për këmbësorë në Antalia të Turqisë.
Nga përplasja si motoçiklisti ashtu edhe gruaja janë rrëzuar në tokë. Në motoçikletë ka qenë edhe një person tjetër përveç ngasësit.
Me të arritur në vendngjarje, ekipet mjekësore kanë ndërhyrë për t’i ndihmuar të lënduarit. Më pas të plagosurit janë dërguar me ambulancë në Spitalin Shtetëror të Manavgatit.
Në ekzaminimet e kryera në Spitalin Shtetëror të Manavgatit u mësua se Betul Ozdemir dhe foshnja e saj janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/