Mbrëmjen e së premtes në lagjen Dardania në Prishtinë, një motoçikletë ka aksidentuar një këmbësor.
Telegrafi ka siguruar pamje derisa kalimtarët e rastit shihen duke nxituar drejt vendit të ngjarjes për t’i ofruar ndihmën e parë të aksidentuarit.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Telegrafin se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 18:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/