Motorola është duke e ofruar modelin e saj të ri të telefonit – Moto X Pure Edition me 100 zbritje gjatë disa ditëve të ardhshme, dhe telefoni do të jetë në dispozicion për 299,99 dollarë.
Moto X Pure Edition është në dispozicion nga Motorola, Amazon dhe Best Buy në çmimin e ri më të ulët dhe do të jetë në dispozicion në këtë çmim për një kohë të kufizuar.
Për të gjithë ata që kanë harruar, telefoni është i pajisur me ekranin prej 5.7 inç dhe ka një rezolucion të mirë në qHD prej 2560 x 1440 pikselëve.
Procesori i Moto X Pure Edition është nga Qualcomm – Snapdragon 808 dhe telefoni gjithashtu vjen me 3GB RAM.
Ka një sërë opsionesh për memorien e brendshme për të zgjedhur, të cilat përfshijnë 16GB, 32GB dhe 64GB, por kjo hapësirë mund të zgjerohet më tej me portin për microSD card.
Moto X Pure Edition vjen me kamera të dyfishta. Në anën e pasme ka një kamerë me 21MP për fotot dhe videot dhe në pjesën e përparme është kamera me 5MP për selfie dhe video thirrje.